Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtohen vendet ku mund të eksperimentosh në rrugë oublike me makina me guidë autonome. Tashmë sic konfirmon TechSot.al, edhe shteti i Nju Jorkut,  do të fillojë të vlerësojë kërkesat. Ka qenë vet guvernatori Andrew Cuomo që ka bërë deklaratën pas dhënies OK të testimit në Kaliforni, Nevada dhe Arizona.

Është një program pilot që do të eksperimentohet me jetëgjatësi rreth një vit konfirmon TechSot.al, duke zgjatur deri në prill 2018. Bëhet fjalë për një hapje të rëndësishme duke marrë parasysh që makinat pa shofer do të vihen në provë në rrugë shumë të ndryshme nga shtetet e tjera, psh me borë shumë gjatë dimrit.

Në mes të trafikut mund të shfaqen shumë shpejt dhe mjetet e Mollës së madhe. Mes shumë kërkesash, është cilësuar si domosdoshmëri që një person me patentë të jetë gjithmonë prezentë në makinë teksa bëhet guidë në rrugët publike, si edhe një policë sigurimi prej 5 milionë dollarësh për çdo mjet. Kompanitë raporton TechSot.al, duhet të raportojnë edhe për cdo test të kryer, rreth ecurisë së tij.

Në Kaliforni që cilësohet atdheu i Silicon Valley, janë mbi 20 kompani që testojnë mjetet e tyre autonome, nga Waymo (Google) tek Tesla e Volkswagen./TechSot.al/