Plumbi del me plumb. TechSot.al shkruan se është gjetur një app për të fituar ndaj varësisë teknologjike. Pra të fitosh ndaj varësisë prej smartphone, tani është e mundur edhe përmes një aplikacioni. Ndonëse duket si nonsens, por nga një jetë virtuale mos lojërash, apo chatesh, është e mundur të rikuperosh një raport më të shëndetshëm me telefonin.

Edhe pse disa përdorues sidomos të rinjtë, zakonin e përdorimit të telefonit e kanë shndërruar në sëmundje tashmë, që rrezikon të marrë formë ekstreme nomofobi sic quhet ndryshe. Por rrini të qetë, tani për të gjithë ne vjen OTOMOS, aplikacioni që na distoksikon. Në japoni do të jetë në treg në muajin Gusht, dhe është i menduar kryesisht për prindërit që duan të luftojnë varësinë e fëmijëve nga ekranet smart.

OTOMOS sipas TechSot.al, është një lloj Timer që fikson telefonin e fëmijëve, më një jetë mangut, në formën e lojës. Përmes aplikacionitmund të imponosh kohën e përdorimit të telefonit fëmijës, i cili edhe caktivizohet.

Nga ana tjetër raporton TechSot.al, edhe Samsung ka menduar ta tranformojë në një lojë kohën e imponuar nga prindërit, dhe applikacioni Marshmallow u jep dhe cmime fëmijëve që respektojnë kohën e vendosur nga prindërit. Pikët nuk mbeten virtuale dhe mund të shndërrohen në dhurata në Amazon, Best Buy, Google Play dhe dyqane të tjera dixhitale./TechSot.al/