Twitter redukton humbjet në tremujorin e parë të vitit, duke rrejistruar një rritje me 6 përqind të numrit të përdoruesve.Kjo gjë shkruan TechSot.al ka kaluar pritsjmëritë e tregut të egër teknologjik të rrjeteve sociale.

Ne muajt e parë të vitit 2017 kolosi i rrjetit social ka ulur humbjet neto në 61.6 milionë dollar (-9 qindarka për aksion), kundrejt alarmit të kuq prej 80 milionë dollarësh(-12 qindarka për aksion) të të njëjtës periudhë të vitit paraardhës 2016.

Për rritjen e aksioneve shkruan TechSot.al kanë ndikuar dhe vlerësimet e analistëve. Fatura ka zbritur me 7.8 perqind në 548.3 milionë dollar, por TechSot.al pohon se rezultati ëhstë gjithsesi më i lartë se ai prej 517 milionë dollarësh i publikuar më herët nga disa analistë skeptikë.

Ne tremujorin e parë të këtij viti, përdoruesit aktivë të Twitter janë rritur me 6 përqind në 328 milionë, kundrejt 321 milionë që priteshin nga analistët.

Twitter ka fluturuar në Wall Street pas këtij rezultati që ka thyer cdo pritshmëri, duke fituar edhe goxha para në bursë./TechSot.al/