Toyota do të japë me qera këmbë robotike për 100 qendra japoneze mjekësore duke filluar nga vjeshta e këtij viti, raporton TechSot.Al.

Sistemi Welwalk WW-1000 është projektuar për njerëzit me humbje të rënda të lëvizshmërisë në një këmbë, të tillë si pacientët e aksidentuar. Pajisja e motorizuar përshtatet në gju dhe në fundin e këmbës, duke ndihmuar personin për të lëvizur më lehtë.

Ekspertët thonë se të jesh në gjendje të marrësh me qira pajisjen duhet të jetë më e përballueshme për shërbimet mjekësore se sa t’a blesh atë të plotë.

Sistemi do të kushtojë një milion jen ($ 9130; £ 7298) në fillim, me një tarifë mujore prej 350.000 ¥ ($ 3195; £ 2554). Toyota nuk ka nxjerrë detaje se sa do të kushtonte nëse do të ishte në dispozicion për t’a blerë në vend të marrjes me qera.

Ajo është zhvilluar në bashkëpunim me Spitalin Universitar Fujita. Pacientët së pari mësojnë t’a përdorin pajisjen duke ecur në një rutine të veçantë që monitoron ecjen e tyre, me peshën e tyre të mbështetur lart nga një parzmore./TechSot.Al