IBM, Intel, por edhe AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr.... Janë çdoherë e më të shumtë kolosët e teknologjisë që po lancohen në sektorin e shëndetësisë, duke shfrytëzuar mbi të gjitha përparimin e teknologjisë artificiale. TechSot.al i referohet revistës “IEEE Spectrum” që ka mbledhur në një artikull, të dhënat e tre projekteve të publikuar së fundmi.

Një model i zhvilluar nga IBM në kuadër të një projekti 2 milionë dollarësh, duket se është i aftë të parashikojë me 2 vite avancë, diagnozat e insuficiencës kardiake, në krahasim me metodat tradicionale. Algoritmi sipas TechSot.al bazohet në të dhënat e mbledhura gjatë dhjetëra e qindra vizitave normale.

Ndërkohë vëmendja e një tjetër kolosi, INTEL ëhstë në sektorin e shëndetësisë, por ky i fundit i përqendruar tek turmoret pulmonale në mushkëri. Kompania sapo ka lancuar një konkurs së bashku me gjigantin kinez AliBaba dhe të tjerë partnerë që i mbështesin, për të zhvilluar një algoritëm, të aftë të parashikojë në avancë diagnozën dhe ndjekjen e rritjes së tumorit.

Sipas TechSot.al, inteligjenca artificiale, mund të jetë përdorur për të parandaluar dhe efektet e ilaceve. këtë e demonstron një studim i universitetit të Stanford, i publikuar në revistën ACS Central Science.
Algoritmi arrin edhe me pak informacione në strukturën kimike të ilacit potecial, të formulojë dhe parashikojë toksikimin e mundshëm të pacientit./TechSot.al/