Është gjithmonë edhe më e zakontë fenomeni i fëmijëve nën 3 vjec që i shohim rëndom me smartphone në dorë, apo një tablet. Pikërisht raporton TechSot.al, marrë shkas nga ky fenomen, kërkuesit kanë ndërmarrë një studim për dozazhin e përdorimit të këtyre aparaturave teknologjike.

Sipas TechSot.al, cdo orë përdorimi i një smartphone prej vogëlushëve është i barazvlefshëm me 15 minuta gjumë më pak gjatë natës. Studimi i Birkbeck, University of London, i publikuar në Scientific Reports, mori në pyetje 715 prindër që kishin fëmijë nën 3 vjec, dhe tek të cilët të vegjlit shpesh luanin me smartphone apo tablet. Ata u anketuan rreth cilësisë së gjumit të fëmijëve të tyre dhe oarëve që vogëlushët kalonin duke fjetur gjatë natës.

Nga pyetësori u dol në përfundimin se 75% e fëmijëve nën 3 vjec kanë përdorur një touchscreen cdo ditë, ndërsa përqindja shkon në 51% tek fëmijët midisi 6 dhe 11 muajsh dhe 92% tek fëmijët midisi 25 dhe 36 muajsh.

Duhet të seleksionojmë shpjegojnë studiuesit pediatër të specializuar në sociologji. Sipas tyre, videot apo app që mund t’u tregojmë të vegjëlve duhet të jenë të kushtëzuara nga materiali dhe shumë pas minuta për t’u fokusuar prej tyre, dhe duhet të fokuesohemi në një marrëdhënie interaktive prindër-fëmijë.

Fillimisht shpjegon TechSot.al, përdorimi i një aparati smart nuk duhet të kalojë 15-20 minuta, në moshën shkollore, maksimumi 2 orë në ditë dhe mirë do ishte të ndahej me disa intervale kohore gjatë ditës./TechSot.al/