Një numër i madh problemesh sigurie, me vlerë më shumë se $ 2 milion të shitura në tregun e zi, kanë rrjedhur në internet, duke ngritur dyshimet për përgjime të sistemit bankar nga SHBA. Mjetet thuhet se janë krijuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA), dhe dokumentet shoqëruese tregojnë për një shkelje të mundshme të sistemit bankar global SWIFT.

Sipas ekspertëve, një hakerim i tillë mund t’i ketë mundësuar SHBA-së monitorimin e fshehtë të transaksioneve financiare. Sistemi “SWIFT” përdoret gjerësisht nga bankat për të transferuar triliona dollar çdo ditë.

Kompania zhvilluese e këtij sistemi tha se nuk ka gjetur provat, të cilat tregojnë hakerimin e rrjetit të saj./TechSot.Al