Samsung synon të kundërshtojë humbjet e rrezikshme të mendjes, të shkaktuara nga telefonat smart, apo produkte të tjera të teknologjisë, teksa jemi në makinë apo në biçikletë. Kompania shpjegon techSot.al po teston në vendet e ulëta një aplikacion i quajtur “In-Traffic Reply”. Ky i fundit përgjigjet në mënyrë automatike  kur merr një mesazh  apo një telefonatë, për t’i bërë të ditur dërguesit që personi i kërkuar është në trafik, në guidë, apo i pamundur për t’u përgjigjur.

 

Aplikacioni konfirmon TechSot.al është i pritshëm në dyqanet e app Play Store të Google, në gjysmën e muajit maj. Aplikacioni “In-Traffic Reply” shfrytëzon GPS-në për të kuptuar nëe përdoruesi është në makinë apo bicikletë. I lejon mundësinë e zgjedhjes mes një përgjigjeje standard e tipit “Jam në timon, tani nuk mund të përgjigjem”, apo një përgjigje gazmore përmes emoji me animacione.

 

Për Samsung, nuk është hera e parë që bëhet një spfrocim për sigurinë në rrugë. Vitin e kaluar pohon TechSot, ka lancuar app “S bike mode” në kohezion me smartphone Galaxy J3 në Indi. Kur përdoruesi merr një thirrje, teksa nget bicikletën, aplikacioni i përgjigjet automatikisht me një mesazh të regjistruar më herët./TechSot.al/