Amazon dëshiron të lehtësojë blerrjet online edhe për përdoruesit që nuk kanë një llogatri në bankë, apo kartë krediti apo debiti. Sic raporton TechSot.al, në Shtetet e bashkuara, për këtë qëllim, është lancuar “Amazon Cash”, një shërbim që lejon mundësinë e shlyerjes së detyrimeve nga përdoruesit, në 10 pikë fikse, pra në dyqane fizike. Dyqanet shërbejnë edhe si vende për blerje apo shitje të produkteve të ndryshme.

Ideja nuk është pjesë e ardhmërisë si projektet e tjera të Amazon, sic është ai i dërgesave postare me dron, por synon sipas TechSot.al të përthith një numër edhe më të lartë të konsumatorëve. Pra duke lehtësuar blerjet, cdo qytetarë nxitet të përdorë shërbimin e kollajt të Amazon.

Të gjithë ata që nuk kanë një llogari rrjedhëse, dhe nuk disponojnë kartë krediti apo debiti për blerje online, ky shërbim “Amazon Cash”, është mëse i leverdishëm. Nga një vëzhgim i thjeshtë që bëri techSot.al, rezultoi se vetëm në SHBA, janë rreth 7% e familjeve që i vlen ky shërbim i lancuar së fundmi nga Amazon, bazuar edhe në të dhënat e Federal Deposit Insurance Corporation./TechSot.al/