Aeromobil zbuloi modelin e saj më të fundit të makinës fluturuese në shfaqjen e supermakinave Top Marques që organizohet në Monako. Në një konferencë për shtyp, kompania sllovake tha se Makina Fluturuese Aeromobil është në shitje dhe ata tashmë kanë filluar të marrin porosi për serinë e parë të limituar.
Bashkëthemeluesi dhe drejtori i Aeromobil, Juraj Vaculik tha per TechSot.al se kjo është një ditë transformuese, sa i përket të ardhmes së udhëtimit. Ndërkohë, oficeri teknologjik i Aeromobil, Doulgas MacAndrew tha se ky prezantim është “një triumf i inxhinierisë dhe dizajnit.”
Modeli më i fundit mund të arrijë një shpejtësi prej 160 km/h në tokë dhe një shpejtësi 360 km/h në ajër. Në më pak se tre minuta, makina mund të shndërrohet tërësisht në fluturuese. Ky version është një model i përmirësuar i prototipit 3.0, që u zbulua në 2014.

This slideshow requires JavaScript.


Frymëzimi për dizajnin e Aeromobil ishte forma e përkryer aerodinamike e një loti. Krahët e saj ndahen gradualisht në hapje, ashtu si edhe pajisja e palosshme e uljes dhe hyrja për ekuipazhin. Pjesa e jashtme është tërësisht aerodinamike, ku i është kushtuar vëmendje e madhe sigurisë dhe kontrollit, si në tokë edhe në ajër. Për të sjellë një performancë aerodinamike të kombinuar me fuqinë motorike, TechSot.al shpjegon se Aeromobil përdor teknologjinë më të fundit të ndërtimit, të përbërë nga karboni.
Ndërkohë, pjesa e brendshme e Automobil është maksimalisht e optimizuar për të siguruar komfort dhe lehtësi vepruese, pasi të gjitha funksionet janë shumë pranë dorës dhe janë të vendosura në një konfigurim logjik e lehtësisht të aksesueshëm. Brenda mjetit, skuadra ndërtuese i ka kushtuar rëndësi të madhe dizajnit të lehtë në peshë dhe sgurisë, ndërkohë që kontrollet janë elegante dhe praktike, lehtësisht të njohura nga të gjithë pilotët e shoferët.

Ndërkohë që Aeromobil konfirmon TechSot është në funksion, shoferi do të përdorë një sistem unik të kabinës së xhamit, me një ekran shumë të njohur për personat e botës së aviacionit. Këto ekrane dixhitale do të tregojnë gjithë informacionin e nevojshëm që kanë të bëjnë me operacionin lëvizës të mjetit. Në nisje, ekrani do të transformohet në një sistem perfekt për përdorim në modalitetin fluturues. /TechSot.al/