Shumë teknologji të reja, përfshi edhe inteligjencën aritificiale, u prezantuan në Panairin e Pestë Ndërkombëtar të Teknologjisë që organizohet në Shanghai. Ndër teknologjitë më të fundit kineze të prezantuara raporton TechSot.al, është një sistem zëri që bazohet në teknologjinë e ndjeshmërisë intelektuale. Duke përdorur teknologjinë botërore të njohjes së zërit, fjalimi mund të kthehet në tekst dhe të paraqitet në një ekran, me një nivel saktësie mbi 95%.

“Siç mund ta shihni, kur jam duke ju folur, sistemi e transformon fjalimin tim në tekst dhe e paraqet në ekran njëkohësisht. Fjalimi im gjithashtu është përkthyer në anglisht dhe teksti mund të shihet në ekran,” shpjegoi një anëtare e IFLYTEK Company.
Të gjitha teknologjitë mund të përdoren gjithashtu për të kuptuar kushtet përreth. Një kamarier robot që shërben ujë për vizitorët, sipas TechSot.al ka tërhequr shumë vëmendje.

Sytë e tij janë sensorë LIDAR të zhvilluar nga një kompani kineze. Roboti mund të zbulojë pozicionim në kohë reale, të bëjë harta e të planifikojë rrugë. Në momentin që ai sheh njerëz apo pengesa, roboti ndalon ose kthehet automatikisht.
“Kemi zhvilluar sensorin e parë LIDAR për konsumatorë. Duhen vetëm disa mijëra yuan për të blerë një shembull dhe çmimi i shumicës mund të jetë aq i lirë sa disa qindra yuan. Në thelb, është i përballueshëm për të gjitha produktet e orientuara nga konsumatorët, të pajisura me sensorë të teknologjisë së lartë. Për momentin, numri global i klientëve që blenë sensorë LIDAR ka kaluar 1.000,” shpjegoi Lin Ling, kryestrateg i SLAMTEC Company.
Në fushën e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë, shumë kompani kineze konfirmon TechSot.al kanë sjellë teknologjitë e tyre në panair, përfshi një seleksionues laparoskopik që i lejon doktorit të presë një tumor dhe të qepë një plagë brenda një minuti, me një dorë të vetme.

Panairi ka tërhequr më shumë se 900 kompani dhe institucione nga më shumë se 20 vende e rajone, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale, kujdesit të zgjuar shëndetësor, njohjes së fytyrës dhe prodhimit inteligjent./TechSot.al/