Facebook lancon një instrument të ri edukativ kundër dizinformimit të ‘fake news’, që nga sot do jetë i disponueshëm në 14 vende të ndryshme të botës, mes të cilave edhe Italia fqinje. TechSot.al konfirmon se do të jetë i disponueshëm në fillim të faqes, aty del dhe fluksi i lajmeve të përdoruesve.

Teksa klikojmë, mund të marrin akses për më shumë informacione dhe ndihmë nga qendra e brendshme e asistencës së Facebook, ku janë prezente këshilla dhe një katalog se si të dallojmë më mirë lajmet e rreme. Psh si të kontrollojmë URL-në e një sajti, duke investiguar burimet dhe të kërkojmë sinjalizime të tjera mbi temën e trajtuar.

Burime të Facebook thanë për Techsot.al se kanë punuar duke u konsultuar fillimisht me First Draft, një kompani OJF e specializuar për të përmirësuar kapacitetet dhe metodologjine mbi informacionet online./TechSot.al/