This slideshow requires JavaScript.


Është një projekt futurist, i emërtuar “Ocean Spiral”. TechSot.al thotë se projekti vjen nga një kompani ndërtimi japoneze e cila i është përshtatur teknologjisë. Shimuzu Corporation ka marrë si bazë ndryshimet klimatike.

Por si do jenë ndërtesat

Zyra në formë spirale që nga thellësia detare ngrihen në sipërfaqe të oqeanit. Nuk bëhet fjalë ende për një projekt konkret, por arkitektët e Shimuzu Corporation janë të bindur se kjo është zgjidhja e vetme e mundur për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike.

Në të ardhmen shkruan TechSot.al, ngrohja globale do të rritet në nivele alarmante qe do prekin dhe ujërat detare, ndaj dhe arkitektet e Tolyo kanë imagjinuar të spostojnë shtëpitë e banorëve nënë ujë, falë edhe disa strukturave me karakteristika shumë inovatore.

Një projekt prej 26 miliardë dollarësh

Nuk ekziston akoma një plan operativ për realizimin e kësaj vepre, por kompania japoneze, sipas TechSot.al, ka mundësuar renderime futuristike që demonstrojnë se si do jete qyteti në të ardhmen. Ai shfaqet nën ujë në të gjitha brigjet e largëta japoneze. Për të realizuar projektin është menduar një shumë paraprake që shkon deri në 26 miliardë dollarë./TechSot.al/