Makina ka pasur premierën botërore më 6 mars 2012 në panairin e automobilave në Gjenevë. Prodhimi serik ka nisur në verën e po të njëjtit vit. ,raporton TechSot.al.
Gjatë vitit 2016, në Evropë janë shitur mbi 82.000 automobila të tillë, derisa konkurrenti Opel Meriva është shitur në më shumë se 48.000 njësi, derisa në vendin e tretë në segmentin MPV ishte Ford B-MAX me rreth 40.000 dërgesa.
Deri në vitin 2014, në Evropë janë shitur mbi 400.000 automobila të vegjël MPV, derisa në vitin 2015 ky numër është rritur në 350.000, kurse në vitin 2016 janë shitur gjithsej 305.000.
Sipas burimeve të TechSot.al pritet që Fiat 500L përveç ndryshimeve kozmetike të ketë edhe disa avancime teknike që kanë të bëjnë me motorin, por edhe përmbajtjen multimediale në kabinën e udhëtarëve, gjë e cila do t’i sigurojë konkurrencë në treg gjatë viteve të ardhshme ./TechSot.al./