Gjykata e Romës ka urdhëruar bllokimin brenda 10 ditëve të shërbimeve të ofruara nga grupi Uber në Itali me aplikacionin Uber Black, thënë ndryshe me ulëset e zeza me shofer, aktive në Milano dhe Romë. Gjithashtu TechSot.al ka mësuar se bllokohen dhe aplikacionet analoge Uber-Lux, Uber-Suv, Uber-X, Uber-XL, UberSelect, Uber-Van.

Është bërë një rikurs në gjykatë për konkurrencë të pandershme nga shoqata e taksisteve të asistuar nga një studio ligjore avokatie të përbërë nga emra të njohur në sistemin e drejtësisë italiane.

Ndërkohë sic raporton TechSot.al, rivali i Uber, Lyft, ka mbledhur vetëm dje 500 milionë dollarë duke rritur shumën e aksioneve, ndërsa në total vlerësohet në shumë e 6.9 miliardë dollarëve.
Të dhënat e siguruara nga TechSot.al janë bërë publike dhe nga Financial Times që citon disa burime, sipas të cilëve vlera e Lyft është rritur me 50% nga muaji janar, kur vlerësohej me 4.5 miliard dollarë.

Për kompaninë Lyft të makinave autonome, bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm para, ndonëse vlera në total ë saj është ende larg nga ajo e 70 miliardë dollarëve të Uber./TechSot.al/