Google kërkon të sfidojë LinkedIn me Hire. Projekti që TechSot.al e ka qartësuar që për momentin nuk është zyrtar, është një ide e lindur pas blerjes së startup Bebop në vitin 2015.

Bëhet fjalë për një platformë “gjurmimi dhe gjetjeje” që u hyn në punë sidomos personave që ofrojnë punë. Në fakt startup u vihet në dispozicion kompanive përmes një qendre unike për publikimin e të gjitha njoftimeve dhe organizon kërkesat.

Sistemi “Hire” shkruan TechSot.al, që citon portalin Axios, është në fazën e testit, në bashkëpunim me disa kompani, me të cilave Medisas, Poynt e CoreOS.

Sipas burimeve të brendshme të Google, platforma “Hire” duhet të shfrytëzojë të njëjtën teknologji të bazuar të Google, bëhet fjalë për Cloud Jobs, që aktualisht, kompanitë mund ta inkorporojnë në portalet e tyre për të organizuar cdo kërkesë dhe ofertë punësimi./TechSot.al/