Facebook shtyhet përherë e më shumë tek editimi i materialeve, kjo edhe në funksion të dallimit të lajmeve të rreme. Rrjeti social shkruan TechSot.al i cili numëron pothuajse 2 miliardë përdorues, ka njoftuar se ka nisur testimet për t’u sugjeruar personave të regjistruar në të që artikujt e lajmeve që vijnë nga burime të paqarta t’i nënshtrohen verifikimeve. Për këtë do hyjë në lojë ‘fact check’.
Risija sipas TechSot.al, ka të bëjë me funksionin e artikujve të bashkëlidhur, një tërësi sugjerimesh që algoritmi i Facebook u demonstron përdoruesve pasi këta kanë lexuar një lajm mbi një tematikë të caktuar.
Testi, shpjegon kompania e Facebook, do të konsistojë në shfaqjen e artikujve që janë të shqyrtuar më parë nga editorët dhe më pas shkojnë tek syri i përdoruesve.

Sugjerime të tilla kanë të bëjnë edhe me tematikat që përdoruesit diskutojnë online. Për momentin shkruan TechSot.al, kemi të bëjmë vetëm me një test, një lloj antihelmi ndaj fake neës”./TechSot.al/