Instagram, rrjeti social i imazheve në pronësi të Facebook ka përditësuar funksionin e tij të mesazheve, duke u bërë edhe më i ngjashëm me Snapchat. Instagram Direct shkruan TechSot.al, funksioni i dërgimit të mesazheve private një përdoruesi të vetëm, apo një grupi, tashmë të mundëson dërgimin e fotove dhe videove, të cilat veteliminohen pas 24 orësh, njësoj si në Snapchat. Gjithashtu në brendësi të chat nuk ka më një botë të ndarë.

Me fjalë të tjera, shpjegon TechSot.al, mesazhet në kohë, deri tani të vizualizuara në një hapësirë specifike të app, shfaqen edhe në brendësi të bashkëbisedimeve normale. Sapo kalojnë 24 orë, në chat fotot zhduken, dhe zëvendësohen nga një mesazh që shpjegon se ndarja e imazhit në fjalë nuk është më i vlefshëm.

Fotot dhe video që autoeliminohen raporton TechSot.al, ishin futur në Instagram Direct, si një funksiona më vete prej nëntorit të kaluar. Prej kësaj periudhe shkruan kompania, në njoftim, “përdoruesit e Direct, janë shtuar nga 300 milionë, në 375 milionë persona./TechSot.al/