Suksesi i aparaturës së re për videogame ‘Switch’ e markës së njohur Nintendo, ka sjellë fitime kolosale për grupin në tremujorin e parë të vitit 2017. Kjo gjë sipas TechSot.al i mundëson kolosit japonez të rishohë në mënyrë më pozitive vlerësimin e punës për të gjithë vitin, duke parashikuar dhe të ardhurat njëkohësisht.

Nintendo e ka mbyllur tremujorin janar-mars me një shumë me kod të kuq që varion në rreth 394 milion Yen (rreth 3.25 milionë dollarë), kundrejt humbjen me 24 miliard Yen të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sic raporton TechSot.al, në të njëjtën kohë, përfitimet nga të ardhurat janë më shumë se të dyfishuara nga 79 në 178 miliardë Yen, (rreth 1.6 miliardë euro).

Merita i shkon në pjesën më të madhe kompanisë për ruajtjen e karakteristikave të aparaturave fikse dhe atyre portabël, nga të cilat ka shitur rreth 2.74 milionë copë në tre muaj. Paraardhësi i tij zhgënjyes, “Wii U” ka shitur 13.6 milionë modele në të gjithë botën gjatë gjithë jetës së tij.

Ndërkohë sot Nintendo parashikon të shesë 10 milionë “Switch” në vitin aktual fiskal, por analistët janë më se optimistë duke e cuar këtë shumë edhe më tej në 15 milionë aparate./TechSot.al/