Prej verës së vitit 2015, deri në mesin e 2016-s, Tëitter ka pezulluar të paktën 377 mijë llogari. Konfirmimi vjen për TechSot.al nga burime të rrjetit social që argumentijnë se këto masa janë intensifikim i luftës kundër terrorizmit.

Kompania cicëruese ka pezulluar rreth 636.248 llogari, duke nisur prej mesit të 2015-s, pasi kishte dyshime të forta për promovim të terrorizmit, apo lidhje me organizatën xhihadiste ISIS.

Beteja e Twitter është intensifikuar vitin e shkuar ku gjithsej u mbyllën 376 mijë llogari që fillimishjt u pezulluan, për të mos u bërë më aktive. Mesatarisht me një përllogaritje të TechSot.al, janë rreth 63 mijë llogari të pezulluara në muaj, kundrej 235 mijë llogarive të ndërprerja në 6 muajt e parë të të njëjtit vit, pra 2016-n./TechSot.al/