Që nga fillimi i vitit 2017, Twitter ka qenë duke punuar shumë për të ndihmuar në trajtimin e abuzimeve në platformën e saj me opsione që ju ndihmojnë të shmangni tweets dhe mesazhe nga llogaritë e bllokuara në hapësirën e ‘search’-it dhe në ‘inbox’-in tuaj, si dhe parandalon përdoruesit që të logohen me një username të freskët .

TechSot.Al raporton se kompania po vjen me një risi: fshehjen e profileve të Twitter që përmbajnë të dhëna potenziale sensitive.

Twitter vuri në dukje se aktualisht është duke testuar këtë risi, dhe se profilet do të fshihen vetëm në qoftë se ju keni rregulluar parametrat tuaj për të filtruar materiale potencialisht fyese.

Me këtë nismë të re, Twitter po shkon drejt një terreni të vështirë, për shkak të fjalëve që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe imazhet nudo, por kjo mbetet për t’u parë në vijim nëse do ketë sukses./TechSot.Al