Sony ka njoftuar planet për të lejuar pronarët e kompjuterave që të luajnë lojrat PlayStation4 (PS4) në kompjuter në shtëpinë e tyre. Kompania njoftoi zgjerimin për shërbimin PlayStation Now  në një blog por nuk ka dhënë detaje se kur do të jenë në dispozicion lojrat në fjalë, raporton TechSot.Al.

Sony tha se do të fillojë disa testime në shkallë të vogël me disa lojëra gjatë ” javëve të ardhshme”. Shumë njerëz tashmë përdorin PlayStation Now në lojrat e vjetra PS3 .

Brian Dunn, nje zëdhënës i Sony, tha në blog se një abonim sipas standardeve PlayStation Now do të përfshijë aksesin në lojrat e PS4.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një abonim kushton £ 12,99, dhe në US $ 19.99.  Dunn nuk ka dhënë ndonjë hollësi në lidhje me cilat tituj do të jenë në dispozicion për herë të parë nëpërmjet shërbimit streaming.

Momentalisht, 483 lojra të vjetra PlayStation janë në dispozicion përmes shërbimit Sony./TechSot.Al