Kongresi Botëror i Telefonise në Barcelonë ekspozoi teknologjinë dhe inovacionet më të fundit, që sollwn 2.200 kompani dhe mijëra vizitorë kuriozë për të parë të ardhmen në shfaqjen më të made të teknologjisë së celularëve në Europë. TechSot.al, raporton se kompanitë paraqitën potencialin e teknologjisë gjithëpërfshirëse dhe aplikimet e shumëfishta të Internetit të kombinuar me rrjetet 5G.

Samsung tërhoqi vizitorët duke krijuar një park argëtimi në një hapësirë të vogël, me anë të Gear VR headset, që i lejon përdoruesit të përjetojnë emocionet e simulatorëve të fluturimit, mes të tjerash.

Ekspertët i thanë TechSot.al, se 5G e kombinuar me internetin mund të ketë shumë përdorime në jetën e përditshme. Në këtë mënyrë, GSMA prezantoi teknologjinë për përmirësimin e trajtimit të pacientëve dhe sigurimin e parashikimeve më të sakta lidhur me shëndetin e tyre.

Ndërkohë, teknologjia nuk lë pas as botën e kafshëve, e cila mund të monitorohet tashmë me
të dhëna reale të vendndodhjes dhe karakteristikave për kafshët që ju zgjidhni të informoheni. /TechSot.al/