Microsoft kalajmëruar një program të ri i cili do ti lejoje prodhuesve të automobilave që të përdorin teknologjinë e kompanisë për ta instaluar në makinat e tyre.

Kjo inciative është bërë për të lehtësuar “makinat e lidhura” , pasi publiku është më i interesuar në funksionalitet inteligjente madje ky interesim pritet të rritet vitet e ardhshëm, raporton TechSot.al.

Zëvëndës presidenti i Microsfot u shpreh se misioni i kompanisë është që të fuqizoje industrinë e automobilave me teknologji e cila do ti lejonte qe të fokusoheshin që të ndërtonin një eksperiencë më të mirë për konsumatorët e tyre.

Microsoft ka për qëllim që të ofroje një seri më të madhe opsionesh për partnerët të cilët do ti bashkohen këtij programi.

Në këtë program do të ofrohet sistemi operativ windoës dhe teknologjitë e kompanisë të lidhura me wIfi dhe forma të tjerë lidhje së bashku me ruajten exFAT.

Sidoqoftë sipas burimeve te TechSot.al ,Micosoft gjithashtu planifikon që të implementoje kërkimet dhe zbulimet ekzistuese në mënyra të tjera .

P.sh do të përdoret kinetika e Xbox për të ndihmuar kontrollimin e makinës ndërmjet gjesteve të thjeshta.

Gjithashtu do të instalohet një program më i mirë sigurie dhe programi i inteligjencës artificiale.

Kompani e parë e cila do ta pranoje ofertën e Microsoft është Toyota , dhe pse asnjëra nga kompanitë nuk ka ndarë akoma detatje reth specifikimeve të marrveshjes së tyre.

Ky partnership nuk vjen  si surprizë pasi këto dy firma kanë qenë duke bashkëpunuar që nga prilli i 2016 në inciativën e Toyota Connected./TechSot.al./