Në muajin janar, mësuam se Super Mario Run po vinte në telefonat Android në mars. Dje, Nintendo America ka zbuluar se kur përdoruesit e jo-iPhone do të jenë në gjendje për të luajtur lojën. TechSot.Al raporton se kjo do të jetë e mundur në 23 mars.

Nintendo ka lançuar lojën në dhjetor ekskluzivisht në iPhone, ku ajo është shkarkuar 78 milion herë. Përdoruesit e Android do të marrin versionin 2.0.0 pas lançimin, ndërkohë që përdoruesit e iPhone do të kenë një përditësim të versionit në të njëjtën ditë.

Përditësimi do të shtojë disa karaktere të reja të cilët do të jenë pjesë e lojës. Super Mario Run është tani në dispozicion për t’u ‘porositur’ në Google Play Store./TechSot.Al