Ikona e të kundërtës “nuk më pëlqen” shumë shpejt do të jetë e disponueshëm në Facebook. Hipoteza ngrihet nga TechSot.al, që citon burime të portalet TechCrunch, ku shkruhet se rrjeti social po teston këtë version për momentin në chatin e tij në Messenger.

Facebook dëshiron ta shndërrojë komunikimin në chat gjithmonë e më tërheqës, duke përfshirë ikona të ndryshme emocionale. Për këtë arsye, në funksion edhe të paralelizmit që ngrihet me iMessage e AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr..., po testohet mundësia e përgjigjeve përmes reagimeve mospëlqyese me anë të një ikone specifike.
Aktualisht të disponueshme janë “Më pëlqen(like)”, klasikja që e njohim të gjithë me fytyrën e buzëqeshur.

Risija raporton TechSot.al, është mundësia për ikonën e kundërt “Dislike” që shumë prej përdoruesve e kërkojnë edhe në News Feed.

Rrjeti Social shpjegon se ky version i “jo” po testohet aktualisht në chat.
TechSot.al thekson se në shkurt, Facebook festoi vitin e parë të reagimeve të postimeve, që deri më tani ka gjeneruar 300 miliardë klikime. Ikona më e përdorur është “Love”, ikona e zemrës./TechSot.al/