Pas testimit, në një grup shtetesh, ku nuk bën pjesë vendi ynë, Facebook Storie nga sot është i disponueshëm në të gjithë botën. TechSot.al raporton se funksioni për të cilin Snapchat ka deklaruar autorësinë, është i disponueshëm në aplikacionet për aparate telefonikë.

Pra është formë dërgimi fotosh dhevideosh, të cilat zhduken vetvetiu pas 24 orësh. Snap, pjesë e kompanisë së Snapchat, iu rëndua kjo gjë në Bursë pas diponibilitetit të Storie, duke bërë që të humbasë rreth 3.58% të vlerës së aksioneve.

TechSot.al u interesua në grupin e Facebook për këtë cështje, ku përgjigja e marrë ishte që “Snapchat ishte pioneri për këtë lloj aplikacioni, por Storie, janë bërë një format për video dhe fot në rrjetin social, dhe janë zhvilluar apostafat” thotë Conor Hayes, menaxher i Facebook.

Funksioni prezent edhe në Instagram e WhatsApp ishte testuar prej disa javësh në disa shtete në të gjithë botën, si Itali, Taivan, Hungari, Argjentin, Norvegji, Svizër Spanjë dhe Malajzi.
Aplikacioni i Facebook Storie është i disponueshëm për aparatët me sistem Android dhe iOS./TechSot.al/