Skanerat e irisit do të bëhen tipari kryesor i smartphoneve brenda 2 vjetësh, siç edhe parashikon firma amerikane Eyelock. TechSot.al shkruan se ajo demonstroi këtë teknologji në Kongresin Botëror të Telefonëve. Firma ka bashkëpunuar me Qualcomm për të integruar softëare-n për njohjen e syrit tek procesorët e smartphoneve. Integrimi i teknologjisë brenda procesorit do të thotë se ai është më rezistent se procesorët aktualë dhe është mjaftueshëm i sigurtë për t’u përdorur edhe në veprimet bankare.

“Ajo që kjo do të thotë, është se, nëse mund të fotografosh syrin, ose t’i bësh video, dhe të krijosh një lidhje me atë procesor, ti mund ta shtysh imazhin sintetik tek procesori dhe ta bësh të mendojë se është vetë syri. Pra, duke krijuar këtë lidhje të sigurtë, ne e kemi ndaluar këtë të ndodhë. Dhe ne gjithashtu kemi masa shtesë që testojnë gjallërinë dhe sigurohen se personi përpara kameras është në fakt, i gjallë,” shpjegon për TechSot.al Jeff Carter, drejtor i teknologjisë në Eyelock.

Sipas eksperteve te TEchSot.al, teknologjia vlerëson 240 karakteristika të syrit, dhe mund të funksionojë në një distancë prej 60 cm.
“Vetëm imagjinoni si reagon syri ndaj dritës. Bebja e syrit hapet dhe mbyllet. Dhe syri juaj lëmohet. Ju keni veçanti, keni ujë në sy, keni enë gjaki në sy. Ka shumë sinjale që na lejojnë të kuptojmë se kemi një person të vërtetë këtu.”

Sensori infra i kuq mund të punojë edhe nëse përdoruesi mban syze dielli. Është gjithashtu i aftë të dallojë mes një syri të gjallë dhe një syri të printuar në letër.

“Ka në fakt disa detaje shumë shkencore e specifike tek fotot dhe videot, që na lejojnë t’i kuptojmë këto gjëra. Nëse mendoni si tregohen fotot, ato janë zakonisht të stampuara në letër dhe në materiale, prandaj ne mund të kuptojmë këto gjëra. Mund të kuptojmë gjëra si lentet, që mund të stampohen me materiale të ndryshme. Të gjitha këto janë gjëra që vizioni kompjuterik dhe avancimi i teknikave të inteligjencës artificiale na lejojnë të monitorojmë dhe veprojmë.”

Kompania raporton techSot.al beson se teknologjia do të mund të përdoret në transaksionet bankare dhe blerjet përmes smartphone. “Në 2 vitet e ardhshme, çdo smartphone në botë do të ketë një biometrikë në të. Besojmë se do të jetë një kombinim i gjurmëve të gishtave dhe irisit, sepse ato përbëjnë një rrjetë natyrale dhe janë të dobishme për shumë gjëra – irisi për saktësinë matematikore, gjurmët e gishtërinjve për përdorimin. Pra, mendoj se do të shihni një epërsi të këtyre gjërave në çdo platformë, nga pajisjet më të shtrenjta deri tek ato më ekonomike.”/TechSot.al/