Të heqësh objekte nga një foto ose video bëhët një proces shumë kohë konsumues , por Adobe po përpiqet që ta ndryshoje këtë ndermjet software të ri që po punon.

Kërkuesit kanë zhvilluar një numer goxha të madh të programeve të inteligjencës artificiale për të automatizar procesin e heqjes së një backgroundi nga një imazh por pjesa më e madhe është e bazuar në ngjyra, raporton TechSot.al.

Kur imazhet prezantohen me një imazh me ngjyra të ngjashme , atëherë programi dështon në këtë pike.

Aplikacione të ngjashme gjithashtu përdorin një sërë mjetesh për të trajnuar këtë software .

Gjithsesi metoda e fundit mbeshtet në strukturen e objekteve në foto , e jo në ngjyra.

Programi sipas burimeve të TechSot.al , punon duke mesuar strukturat e “alfa mattes” ose kanalin e ngjyrave i cili përmban të gjithë transaprencën e imazhit.

Skuadra e kërkuesve të Adobe po përdor 49300 imazhe për të trajnuar programin e inteligjencës artificiale dhe 1000 imazhe për të testuar saktësinë e tij.

Nëse testimet shkojnë sic duhet mendohet se do të eleminohet edhe ekrani tradicional jeshil ./TechSot.al./