Një xhaketë smart që lejon kontrollin e smartphone ndërsa ngasim bicikletën, vetëm duke e prekur me xhaketë. TechSot.al ju informon se “Commuter”, është xhaketa prej xhinsi e krijuar nga Google në bashkëpunim me Levi’s.
E zbuluar për herë të parë në konferencën e zhvilluesve në të Google në maj të një viti më parë, xhaketa është riprezantuar në festivalin SXSW që po mbahet në Austin.

Nga skena teksane shkruan TechSot.al, kanë arritur detajet në lançimin e rrobave hi-tech, që do mbërrijnë në dyqane në vjeshtë. TechSot.al ka zbuluar se cmimi nuk do të jetë më pak se 350 dollarë.

Xhaketa është objekti i parë i realizuar nga divizioni Project Jacquard i Google, që shfrytëzon materiale konduktive (të përçueshëm) për të transformuar një veshje në një pajisje të lidhur e aftë t’i transmetojë komanda smartphone, përmes një aplikacioni.

Ndërsa lëvizim xhiro me bicikletë konfirmon techSot.al, një prekje e dyfishtë mbi krahun e majtë mund të shtypë opsionin e muzikës psh, apo të axhornojë itenerarin e hartës, për të mbërritur direkt në destinacion./TechSot.al/