Bashkëthemeluesi dhe CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka blerë 426 mijë aksione të kompanisë, për një vlerë prej rreth 7 milionë $. Njoftimi sipas TechSot.al, u bë nga vet Dorsey në një cicërimë të postuar në hashtagun #LoveTwitter dhe në një dokument të SEC, Autoriteti i Bordit të Mbikëqyrjes të Bursës.

Certifikata e dashurisë dhe besimit ndaj CEO-s së saj erdhi në një moment të vështirë për Twitter, e cila i dha fund tremujorin e katërt me të ardhura nën parashikimet e Ëall Street, dhe përdoruesit me rritje të vogël prej vetëm 1%.

Këtë vit shkruan TechSot.al, dy menaxherët e rrjetit social, përgjegjës për burimet njerëzore dhe atë për diversitetin dhe përfshirjen janë larguar nga kompania. Nga kjo e fundit në mes të muajit nëntor dhe dhjetor 2016 kishin lënë detyrën edhe drejtori i operacioneve, drejtor teknik dhe zv.presidenti.

Këtë javë Twitter ka regjistruar edhe një hap të gabuar në luftën kundër abuzimit. Microblogut iu desh të tërhiqej ndaj masave të marra për të mos njoftuar përdoruesit nëse janë shtuar në listat e trolleve. Listat, në fakt, mund të përdoren nga trollet për të shqetësuar përdoruesit, edhe si pasojë e qëndrimeve të tyre politike. Protestat dhe talljet e përdoruesve, detyruan Twitter, të tërheqë masën brenda disa orëve. /TechSot.al/