Pas rrugës së suksesit të Pokemon Go, aplikacionet për lojëra në telefon, ose videolojërat për smartphone, po rrisin shifrat në mënyrë të frikshme. Sic raportohet nga TechSot.al, në vitin e fundit, shpenzimet për këto lloj aplikacionesh janë rritur me 25%.

Të dhenat dalin dhe nga një raport i IDC dhe App Annie, sipas të cilëve, lojërat për aparatet celularë, përbëjnë rreth 80% të blerjeve në dyqanet dixhitale të AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... e Google në nivel botëror, dhe gjithashtu përbëjnë edhe 35% të download.

Në 2016-n shpjegojnë analistët për TechSot.al, ka qenë viti më i mbarë për lojërat mobile, falë konsumatorëve, që kanë shpenzuar gati 25% më shumë se një vit më parë. Në vecanti suksesi i Pokemon Go, aplikacioni i lancuar vitin e kaluar që përfshiu miliona persona në lojë, me kapjen virtuale të monstrave të vegjël, i dha një shtysë këtij sektori.

I lancuar në gjysmë të vitit 2016, Pokemon Go, gjeneroi 950 milionë dollarë, me shpenzime direkte, që renditen të tretët mes “mobile game” për përfitime./TechSot.al/