Nga viti 2007, vit kur u lancua iPhone i parë, janë prodhuar 7.1 miliardë smartphone. TechSot ka konstatuar se për të prodhuar këtë numër të lartë të telefonave inteligjentë, ëhstë harxhuar energji e barazvlefshme me konsumin e Indisë në një vit.

Përdorimi përgjysmë i një aparati, në maksimumin dy vjet, dhe prodhimi i mbetjeve elektronike të lidhur me smartphone, përbën rreth 3 milionë tonë në vit. Lajmin e konfirmoi për TechSot.al, Greenpeace Usa, kompania që publikoi dhe një raport në kongresin botëror të teknologjisë në Barcelonë.

Nga viti 2007 e deri më sot, janë prodhuar 7.1 mld aparate inteligjentë, lexohet në raport. Vetëm në vitin 2014, prodhimi i këtyre aparatëve, ka gjeneruar 3 milionë tonë mbetje elektronike. Me pak se 16% e tyre riciklohet pohuan burimet për TechSot.al.

Në SHBA, telefonat smart përdoren për një mesatare të përgjithshme, më pak se 26 muaj. Në vitin 2020, personat që do i posedojnë këta aparate do jenë 6.1 miliardë, ose rreth 70% e popullsisë globale./TechSot.al/