Pas lajmërimeve të disa javëve më parë të bërë nga TechSot.al, tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar. Instagram do të revolucionojë stilin e saj, dhe do lancojë albumin e fotove, duke u bërë më i ngjashëm me rrjetin social Facebook, i cili edhe e ka në pronësi.

Përdoruesit nuk do të jenë më të detyruar të zgjedhin një shkrepje për një postim, por mund të përdorin dhe të ndajnë në një post të vetëm, deri në 10 foto e video. Imazhet raporton TechSot.al, mund të modifikohen, madje edhe me filtra, në mënyrë specifike secila, ndërkohë që përshkrimi do të jetë unik për të gjithë albumin. Formati për momentin do të jetë vetëm ai katrorë.

Risitë do të jenë të disponueshme me përditësimin e aplikacionit në javët e ardhshme për versionin 10.9 iOS për iPhone dhe për straphone me sistem operativ Android./TechSot.al/