Instagram po revolucionon stilin e deritanishëm të tij. Rrjeti Social i fotografive dhe imazheve, në pronësi të Facebook, momentalisht po teston mbi një grup të rezervuar përdoruesish, mundësinë për të publikuar foto multiple, një postim të vetëm.

TechSot.al ka mësuar se deri më tani, ky opsion i ishte rezervuar vetëm, menaxherëve të reklamave, por së shpejti mund të kthehet në një realitet për të gjithë përdoruesit e Instagram.
lajmi është publikuar fillimisht nga portali i lajmeve teknologjike Droid-life.

Mundësia për të publikuar një album fotosh si ato që postohen në facebook, është e mundur vetëm në versionin 10.7.0 të aplikacionit, që aktualisht është në fazën e përditësimit në sistemin operativ Android.

Përdoruesit shkruan TechSot.al mund të lidhin me një link të vetëm, deri në 10 foto, dhe secial prej tyre ëhstë e modifikueshme më vete me të gjitha opsionet që ofron rrjeti social.
Dhë pas publikimit, albumi i fotove, mund të modifikohet apo të fshihet, dhe cdo foto mund të mbledhë “like” e saj./TechSot/