Të padëshirueshmit e rrjetit online, nuk janë vetëm ata që hedhin lajme të rreme, por edhe ata që përdorin fjalë fyese, fjalë të pista, apo që abuzojnë përmes ngacmimeve ndaj personave vulnerabël. Google raporton TechSot.al, ka zbritur në kampin e betejës kundër komenteve “toksikë”. Do të jenë editorët që do vendosin pastaj si të përdorin këtë informacion.

TechSot.al ka mësuar se një model që do ndiqet, do të jetë ai i eliminimit të disa komenteve që përhapin urrejtje. Sforcimi për të bndalur gjuhën e dhunshme në rrjet, është shumëfishuar edh enga ana e disa kompanive të tjera teknologjike.

Twitter konfirmon TechSot.al prej disa kohësh ka forcuar luftën ndaj trolleve dhe abuzuesve, duke ua vështrësuar psh hapjen e një profili të ri, përdoruesve që ua ka pezulluar më parë. Instagram gjithashtu ka futur filtra anti-bulizëm, për provokatorët online, gjithashtu edhe Facebook./TechSot.al/