Blackberry ka paditur Nokian lidhur me pretendimet se kompania finlandeze ka përdorur disa shpikje pa leje. Shkeljet lidhen me teknologjitë e transmetimit të të dhënave në 4G dhe llojet e tjera të rrjeteve celulare.

Firma kanadeze pretendon se disa prej transmetuesve të Nokia-s dhe programeve software kanë përdorur pronën e tij intelektuale.

Nokia tha deklaruar se janë duke e studiuar rastin në fjalë. “Ne jemi në dijeni të ankesës, do të studiojmë pretendimet e bëra dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona”, tha një zëdhënëse, raporton TechSot.Al.

Rasti është duke u ndjekur në SHBA. Blackberry është duke kërkuar pagesën, në vend të përpjekjeve për të bllokuar përdorimin e 11 patentave të Nokia, sipas dokumenteve të gjykatës.

Të dy kompanitë më parë u “ndeshën” në vitin 2012, kur Nokia kërkoi që të ketë shitjen e smartfonëve Blackberry  të ndaluara në SHBA, Britani të Madhe dhe Kanada në një lloj të ri patente./TechSot.Al