Thyhet një rekord i ri në Instagram për postimin e Beyoncé. këngëtarja e famshme njoftoi dje shtatzëninë e saj të dytë, dhe është në pritje të dy binjakëve.

TechSot.al thotë se ka qenë fotoja e postuar nga ylli i muzikës Pop në Instagram, që shfaq me barkun të rritur të vënë në pah, që ka thyer rrjetin duke i klikuar pafundësisht. Sipas portalit Cnet Neës, Like-t e marra janë aq të shumta, sa mund të kandidojnë për rekord Guinness.

Në vetëm 8 orë nga postimi, fototja fitoi 6 milinë e gjysëm “like”, dhe në këtë moment, rreth 18 orë nga publikimi, ka kaluar shifrën 7 milionë e gjysëm.
Ndërkohë raporton TechSot.al, komentet e marra janë mbi 370 mijë. Postimi i pritjes së ëmbël të Beyoncé, ka thyer në këtë mënyrë, cdo precedent të mëparshëm rekordi të arritur nga prona e Facebook.

Më herët rekordi mbahej nga Selena Gomez, me 6.3 milinë “Like” për një foto të sajën të postuar në gushtin e vitit të kaluar, ku shfaqej teksa pinte nje Coca Cola./TechSot.al/