Aplikacionet moderne të hartave në pajisjen tuaj mobile , janë tepër të dobishme, duke na ndihmuar ne që të navigojmë nga njëri vend në tjetrin , na ndihmojnë që të informohemi në trafikun e rënduar dhe gjithashtu na rekomandojnë vende për të pirë, ngrënë dhe blerë.

Por nëse na ikën interneti , i gjithë ky informacion na zhduket dhe aplikacionet na lënë në baltë.avenza maps appavenza maps app

TechSot.al raporton se aplikacioni Avenza Maps i cili është i ndërtuar për të funksionuar offline , ofron gjithashtu edhe harta kualitative .

Ky aplikacion është falas për tu shkarkuar për iOS , Android dhe windows. Aplikacioni shërben edhe si portal për Avenza Map Store , i cili është i mbushur me harta të ndryshme të cilat janë të disponueshëm për tu blerë për një tarifë minimale.avenza maps appavenza maps app

Aplikacioni Avenza përdor aftësitë e GPS të pajisjes tuaj mobile për të gjetur pozicionin tuaj aktual dhe sugjeron hartat të cilat janë të përshtatshme për atë vend të caktuar.

Ju gjithashtu mund të kërkoni nëpër dyqan online për të gjetur hartat për destinaconin e ardhshëm dhe mund ta ruani në telefonin tuaj para se të arrini .

Shumica e hartave kanë një cmim prej 99 centësh.

Per me shume info ndiqni videon e meposhtme

Gjithsesi është goxha vështire të mundësh Google Maps ose AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... Maps , por gjithsesi në një situatë të vështirë ky është aplikacioni perfekt./TechSot.al/