Google synon përmirësimin e kërkimeve në rrjet nga aparatët telefonikë. TechSot.al ka zbuluar se qëllimi është që edhe në vendet ku nuk ka valë, apo lidhja është e dobët, të mundësohet qasja në internet përmes Google.

Kjo e fundit ka bërë të disponueshëm një sistem që i bën efektive kërkimet në motorin e Big G, edhe në rast se përdoruesi është “offline”, duke ia kthyer rezultatet e kërkimin sapo ai arrin të lidhet. Risia është disponibile në versionin e fundit të App të Google për Android.

TechSot.al raporton se mekanizimi i sapo implementuar, nuk funksionon në mungesë totale të internetit, por lejon ruajtjen e kërkimit të bërë edhe në momentet që përdoruesi ëhstë “offline”. Motori i kërkimit pasi bëhet lidhja online, njofton përdoruesit për rezultatitn, një mënyrë kjo që eviton humbjen e kohës.

Kompania Google, shpjegon për TechSot.al, se ky mekanizëm nuk dëmton baterinë, apo autonominë e smartphone./TechSot.al/