Alarm nga bumi i mbeturinave teknologjike dhe elektronike në vendet e lindjes dhe juglindjes në Azi. techSot.al raporton se në 5 vitet e fundit, mbeturinat përbëjnë të paktën 2/3 e plehrave në të gjithë kontinentin, me një total prej mbi 12 milionë tonë në vitin 2015. Raporti i referohet të dhënave nga terreni të Universitetit të Kombeve të bashkuara.

TechSot.al shkruan se në vitin 2015, vendet aziatike që u bënë objekt studimi janë Kamboxhia, Kina, Hong Kongu, Indonezia, Japonia, Malezia, Filipine, Singapori, Korea e Jugut, Tajvani, Tajlanda e Vietnami.

Të gjitha këto shtete kanë prodhuar në total, një sasi kolosale mbeturinash të barbartë me 2 herë e gjysmë sa piramida e Keopsit, duke rregjistruar mesatarisht, nëj rritje me 63% nga viti 2011 deri në 2015-n. vetëm Kina raporton techSot.al, ka dyfishuar prodhimin e mbetjeve elektronike, duke numëruar në total, 6.7 milionë tonë.

Faktorët ndikues për këtë trend sipas kërkuesve.
1-Kërkesa në rritje për aparate të rinj teknologjik, sidomos të konsumit të përditshëm, si tablet, smarphone e smartëatch.
2-Shtimi i konsumatorëve, u zvogëlon jetën produkteve teknologjike gjithmonë e më shumë, duke përfshirë dhe ato të dorës së dytë.
Bumi aziatik e plehrave teknologjikë, ka shqetësuar dhe OKB-në, e cila thotë se rritja e sasisë së mbeturinave, ka lënë pas edhe atë të shtimit të vet popullsisë./TechSot.al/