Motorola nuk është se ka publikuar shumë pajisje këtë vit, por ka lançuar disa jo pak interesant. Moto Z dhe Moto Z Force janë disa nga më të fuqishmit që ofron kompania, ndërkohë që Moto Z Play është pajisja e tyre që futet në rangun mesatar. Moto G4 dhe Moto G4 Plus janë pajisjet buxhetore të kompanisë dhe Moto M i cili u preyantua në Kinë muajin e kaluar defeinitivisht i përket kategorisë së pajisjeve buxhetore. Moto M u prezantua në Indi dje, dhe tani Motorola ka publikuar disa info në lidhje me këtë smartphone.

Motorala u shpreh, nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter, se Moto M do të marrë së shpejti Android Nougat 7.0. Moto Z dhe Moto Z Force po marrin tashmë Android 7.0 dhe me sa duket pajisjet e rangut mesatar do i ndjekin më pas. Kjo info vlen për të dy variantet e pajisjeve si për ato Kineze ashtu edhe ato Indiane, sigurisht dhe fatkeqsisht Motorola nuk dha më shumë info. Për ata që tashmë e dinë, Motorola nuk është se bën modifikime të rënda në Android, ata thjesht vendosin disa karakteristika për mbi të.