Duke filluar me Chrome 56 për Android, i cili është aktualisht në beta, zhvilluesit do të kenë qasje në WebVR dhe Gamepad API të cilët lejojnë ata të krijojnë eksperienca VR të cilat mund të shihen direkt në shfletues nëpërmjet një telefoni të aftë për Daydream.

Edhe pse zhvilluesi është duke ndërtuar një përvojë vetëm në shfletues, ata do të kenë qasje në pozicionin dhe orientimin e përdoruesve, kështu që aplikacioni mund t’u përgjigjet lëvizjeve të tyre në VR. Gamepad API, siç mund ta prisni, lejon përdoruesit të japë të dhëna nëpërmjet një kontrolluesi si Daydream Controller për një përvojë të plotë.

Sa i përket API-s ende po punohet mbi të dhe do të ndryshohet para se të lëshohet për të gjithë, por ky është një zhvillim emocionues në mobile VR.