Krishtlindjet janë në prag, ndaj ekosistemi i aplikacioneve që janë parësore në Fcebook këtë periudhë janë veshje festive, panetonat simbolike, babagjyshi, etj. Kët të roja shkruan TechSot.al janë lancuar së fundmi dhe i gjen gjerësisht edhe në Instagram, në video call apo WhatsApp.

Mes opsioneve të fundit në rrjetet sociale, janë maskat me temë festive që përdoruesit mund t’ua mbivendosin imazheve e videove direkte që zgjidhin të postojnë në streaming. Një mënyrë simpatike e zgjehdur për t’u ndarë me miqtë dhe të afërmit që jetojnë larg dhe nuk do të jenë pranë nesh në momentin e hapjes së dhuratave poshtë pemës, apo përgatitjeve për darkën e Krishtlindjes.

Në temën e dekorimeve sipas TechSot.al, mund të përfshihet edhe profili ynë në Facebook, i cili mund të personalizohet edhe me një video, apo më një imazh aktual që zhduket menjeherë me mbarimin e festave.

Kush dëshiron të kalojë kohën e lirë, mund të argëtohet në Messenger me lojërat, ndërsa për të organizuar udhëtime, mund të kërkojmë ndihmën e Bot-Chat automatik, që shfaqen në Messenger.
Në aplikacionet e komunikimit prek pak kohe është prezent edhe funksioni i ri i fotove me opsione për t’i shtuar pak gjurmë Krishtlindjeje në fotot apo videot e dërguara. /TechSot.al/