Përplasje dhe debate të ashpra në distancë mes policisë amerikane dhe Amazon, rreth të dhënave të mbledhura nga platforma “Internet of things” ECHO, që drejton elektroshtëpiaket inteligjente. Mund të gjenden të dhëna me rëndësi për të zbuluar e gjurmuar autorin e një vrasjeje.
Bëhet fjalë për rregjistrimt audio të asaj nate kur ëhstë regjistruar vrasja ne Kansas.
Mikrofonat e ECHO-s thotë TechSot.al, në fakt janë gjithmonë aktiv. Në këtë mënyrë mund të të dërgojnë komanda përmes zërit tek elektroshtëpiaket, nëse dëgjojnë shqiptimin e një fjale kyce.
Regjistrimit shkruan TechSot.al, kalojnë më pas nga serverat e Amazon, që monitoron dhe plotëson kërkesën e klientit.
Thelbi është që ndonjëherë, ECHO regjistron ndonjë fjalë gabimisht, pa dijeninë e klientit, apo poseduesit. Pikërisht kjo gjë kërkon të shfrytëzohet nga efektivët e policisë amerikane për të zbuluar identitetin e autorit të një vrasjeje në banesë.
Amazon deri tani ka refuzuar të japë informacione rreth regjistrimit, duke argumentuar se mbron privatësinë e klientit./TechSot.al/