\\**Ky është një opinion nga Fabio Esteves, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga TechSot.Al**//

Privatësia është një nga temat më kryesore në shoqëri sot për sot. Dhe në të gjithë botën madje, jo vetëm në një vend të caktuar. Kur flasim për privatësinë, shumë njerëz thonë “S’kam asgjë për të fshehur, pse duhet të bëhem merak për privatësinë?”. Arsyet janë të shumta, por ato mund të ndahen në dy kategori: arsye ideologjike, dhe arsye praktike.

Arsye ideologjike

  • Privatësia është një e drejtë që nuk e ke pasur gjithmonë.

Po, është e vërtetë. Privatësia është një e drejtë që nuk ka egzistuar gjithmonë. Siç është e drejta për martesë ndër-racore, e drejta për divorcim, e drejta e lirisë së fjalës, dhe shumë të tjera. Në shumë diktatura që ndodhen edhe sot në botë, privatësia nuk njihet si e drejtë. Por ne Shqiptarët të mos marrim shtetet e tjera si shëmbull, pasi edhe vetë ne nuk e njihmim privatësinë si një të drejtë deri para 26 viteve. Mos kokë-çarja për privatësinë tregon diturinë tënde rreth historisë, dhe rëndësinë e saj.

  • Privatësia është një e drejtë njerëzore.

Artikulli 12 i Deklarimit të të Drejtave Njerëzore Universale thotë: “Asnjërit nuk duhet t’i ndërhyret në privatësinë, familjen, dhe shtëpinë e tij/saj, dhe as t’i sulmohet nderi dhe reputacioni.”

Privatësia është një e drejtë njerëzore, siç është e drejta për barazi, liri, kombësi, fe, drejtësi, etj.

  • Mos-patja e asgjëje për të fshehur nuk është e vërtetë, dhe as realistike.

Mos konfuzo privatësinë me sekretin. Unë e di se çfarë bën ti në banjë, por ti e mbyll derën gjithsesi. Kjo sepse ti do privatësi, jo sekretizëm(?).

Arsye praktike

  • Informacioni në duart e gabuara bëhet i rrezikshëm.

Ti mund të jesh dakort me qeveritë apo agjensitë e sigurimit apo kompanitë që të kenë informacionin tënd personal. Ti mund t’i besosh Google-s dhe Facebook-ut. Por çfarë do të ndodhte n.q.s këto faqe hackohen, dhe informacioni tënd bie në duar të rrezikshme, siç ndodhi me Yahoo dhe Ashley Madison? Le të themi, dikush po shënjestron familjen tuaj, kompaninë tuaj, bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Do të ishe dakort me të? Do të ishe dakort, edhe nëse do e dije që fotot, emailet, dhe bisedat tuaja do të ishin në duart e dikujt që do t’u bënte shantazh?

  • Nuk mund t’a parashikosh dot të ardhmen.

Sot për sot mund të mos kesh shumë gjëra për të rrezikuar. Po në 30 apo 40 vjet nga sot? Ndoshta edhe 10 apo 5 vjet nga sot? Po sikur një ditë të kandidoje për një post të rëndësishëm?

  • Jeta juaj private mund të përdoret si një armë kundër teje.

Të gjithë kemi bërë shaka me gjërat që i konsiderojmë sensitive. Dhe këtë e bëjmë të gjithë, brenda rrethit të shoqërisë. Imagjino sikur një nga shokët/shoqet tuaj të thoshte diçka për të cilën nuk do ju vinte mirë, ose bisedoni me një nga shokët/shoqet tuaj për diçka ofenduese. Por këto janë midis shokësh/shoqesh. Po sikur këto ‘shaka’ të binin në duart e dikujt që deshte t’u shkaktonte dhimbje?

  • Informacioni juaj ka vlerë.

Kompani si Facebook dhe Google ju lejojnë të ngarkoni të dhëna pa limit në serverat e tyre, falas. Por të gjithë e dimë që asgjë nuk është falas në këtë botë, atëherë si ka mundësi që këto kompani ofrojnë shërbime falas? Këto kompani shesin informacionin tuaj, për reklama. Kërko për ‘makina’ në Google, dhe do të shikoni që reklamat që shfaq Google do të jenë të lidhura me makinat, prodhuesit e makinave, etj. Le të supozojmë që dikush të ndalon në rrugë, dhe të bën 100 pyetje rreth jetës suaj personale. Do u përgjigjeshe pyetjeve? Sigurisht që jo, apo jo? Por ne e kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë po këtë gjë me shërbime si Google dhe Facebook.

\\**Ky është një opinion nga Fabio Esteves, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga TechSot.Al**//