Ndoshta nuk do ju duhet më kurrë të përdorni një karikues për iPhon-in tuaj.

Foxconn, kompania Kineze që prodhon produkte elektronike, përfshirë edhe iPhone, po teston karikimin me wireless të moduleve të cilat mund të jenë gati për iPhone 8 që vitin që vjen.

Nëse iPhone 8 do të jetë me karikim wireless apo jo do të vendoset nga rezultatet e moduleve. Nëse rezultatet do të jenë jo premtuese, AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... mund ta heqë këtë mundësi, raporton TechSot.al

Përpara publikimit të iPhone 6 dhe 6 Plus, kompania priste të përdorte xhamat anti-gërvishtje me përbërje safiri. Por ishin rezultatet e dobëta të testimeve e detyruan AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr... të hiqte dorë nga xhami anti-gërvishtje.

Dhe përpara publikimit të iPhone 7, dolën disa kanale që tregonin modele të iPhone 7 Plus me ndërlidhës të zgjuar (smart connector, si ai i iPad Pro) nga pjesa e prapme. Dhe sigurisht që ky model nuk u realizua kurrë.

Në të njëjtën mënyrë, rezultatet e dobëta mund të “detyrojnë” Apple-n të nxjerrë thjeshtë një model të një niveli teknologjie pak më të lartë, pak a shumë si ideja e kamerës së dyfishtë në iPhone 7 Plus.

Gjithësesi është ende herët për të folur për iPhone 8, por përtej kësaj disa gjëra (duke u bazuar në eksperiencat e deritanishme) mund ti themi me siguri:

  • Do të jetë iPhon-i më i shpejtë deri tani
  • Do ketë optikën më të avancuar të Apple-s
  • Do ketë të paktën një funksionalitet që nuk e ka asnjë produkt tjetër AppleApple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, pr...
  • Do të dalë dhe në ngjyrën e kuqe të artë (ose gold)