Gjirafa.com, motori më i madh i kërkimit në gjuhën shqipe, ka lançuar sot dyqanin online, Gjirafa50.com, i cili sjell 50 produktet më të kërkuara të teknologjisë.

Sipas TechSot.Al, tek Gjirafa50.com do të gjeni produkte si celularët më të fundit në treg, siç është iPhone 7, tabletë, kompjutera desktop, kompjutera laptop, ekranë kompjuterash, televizione, dhe shumë pajisje të tjera teknologjike.

Lajmi për lançimin e Gjirafa50.com u bë i ditur në rrjetin Facebook nga vetë kompania Gjirafa.comGjirafa.com është motorri më i madh i kërkimit në gjuhën shqipe. Kompania është e bazuar në Prishtinë, dhe op... para disa javësh, mirëpo kompania në fjalë nuk jepte më shumë informacione rreth llojit të uebsajtit. Sipas TechSot.Al, lajmi u bë i ditur dje, falë një emaili që Gjirafa50.com u dërgoi personave që ishin të abonuar tek faqja.

Gjirafa50.com është shërbimi i dytë i lançuar nga Gjirafa.comGjirafa.com është motorri më i madh i kërkimit në gjuhën shqipe. Kompania është e bazuar në Prishtinë, dhe op... brenda vetëm disa muajve. Motori kërkimor lëshoi para disa muajsh Gjirafa.Biz, një shërbim për bizneset në Kosovë, që së shpejti do të shtrihet edhe në Shqipëri./TechSot.Al/