Motorola ka thyer heshtjen duke sjellë kështu për publikun listën e plotë të smartphone-ve që pritet të marrin përditësimin Android 7.0, duke vazhduar këtë muaj. Pronarët e modeleve të vjetra, do të zhgënjehen kur të mësojnë se telefoni i tyre 1-vjeçar nuk është i përfshirë.

Lista në fakt është një përzierje pajisjesh e rastësishme, disa prej të cilave shkojnë deri në vitin 2014, të paktën në rastin e Nexus 6.

Për referencë, këtu është lista e plotë e smartphone-ve:

  • Moto G (4th Gen)
  • Moto G Plus (4th Gen)
  • Moto G Play (4th Gen)
  • Moto X Pure Edition (3rd Gen)
  • Moto X Style
  • Moto X Play
  • Moto X Force
  • Droid Turbo 2
  • Droid Maxx 2
  • Moto Z
  • Moto Z Droid
  • Moto Z Force Droid
  • Moto Z Play