Makinat Audi, BMW dhe Mercedes Benz do të jenë të pajisura me sensorë në bord për të ndarë informacione në kohë reale rreth hapësirave të parkimit me anë të një shërbimi dixhital harte. Ato gjithashtu do të mbledhin të dhëna për kushtet e trafikut, rreziqet dhe shenjat rrugore, raporton TechSot.Al

Shërbimi nga firma e hartave Here, në pronësi nga një grup i krijuesit të makinave gjermane, do të prezantohet vitin e ardhshëm. Platforma do të regjistrojnë shpejtësinë e automjeteve, vendndodhjen dhe drejtimin.

Marka të tjera makinash do i bashkohen shërbimit në një datë të mëvonshme, tha firma.

Pronarët e makinave të cilët përfshijnë Open Location Platform të Here, nuk do iu duhet të bëjnë gjë për të transmetuar ose për të marrë  të dhëna./TechSot.Al